09:43 / 11.04.2020
Një i burgosur ikë nga burgu i Dubravës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:00, i burgosuri H.T është larguar nga pavijoni gjysmë i hapur i Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Sipas shërbimit korrektues, H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale vjedhje e rëndë.
“Për rastin është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.























