United dhe City në garë për Rodonin
BKT
Sport

United dhe City në garë për Rodonin

Manchester United dhe Manchester City janë duke “luftuar” për mbrojtësin e Swanseas, Joe Rodon, raportojnë mediat britanike.

22-vjeçari duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga Swansea, por jo edhe nga Premier League.

“Djajtë e Kuq” dhe ‘Qytetarët’ prej kohësh janë duke e ndjekur Rodonin, i cili konsiderohet një nga lojtarët kryesor tek Swansea.

Siç raportohet, United dhe City janë duke përgatitur ofertën për Sëansea për transferimin e Rodon. Kartoni i lojtarit thuhet se kap shifrën 20 milionë euro.