11:48 / 11.04.2020
Dy prej të infektuarve me COVID-19 në gjendje kritike
37 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje infektologu Shemsedin Dreshaj.
Në një prononcim për Gazetën Express, Dreshaj ka thënë se gjendja e dy prej të infektuarve është kritike.
“37 të infektuar me COVID-19 janë të shtrirë në Infektivë. Katër prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike”, ka thënë Dreshaj.























