Ish lojtari dhe trajneri i Barcës kundër kthimit të Neymarit
BKT
Sport

Ish lojtari dhe trajneri i Barcës kundër kthimit të Neymarit

Ish futbollisti dhe trajneri i Barcelonës, Gerard Lopez, është befasuar shumë nga dëshira e presidentit të klubit katalan, Josep Maria Bartomeu, për të rikthyer në skuadër Neymarin.

Ende pa u hapur afati kalimtar i verës, ka pasur shumë zëra për rikthimin e brazilit te Barcelona, tri vjet pas largimit në drejtim të PSG.

Rikthimi i Neymar, nuk po i pëlqen Lopezit.

“Ju shpenzoni 400 milionë dollarë për të zëvendësuar atë, dhe tani e dëshironi atë. Ai lojtar po ashtu ka hedhur në gjyq klubin”, ka deklaruar Lopez, përcjell lajmi.net.

Pas largimit të Neymar, Barcelona ka shpenzuar shumë para në zëvendësuesin e tij, duke sjellë Ousmane Dembele, Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann.