14:22 / 11.04.2020
“Spurs” pas yllit te Benficas
Klubi anglez, Tottenham është i interesuar për futbollistin e Benficas, Alejandro Grimaldo, raportojnë mediat britanike.
Trajneri i “Spurs” Jose Mourinho është duke i vëzhguar disa lojtarë për tregun e verës.
Grimaldo raportohet se është në listën e teknikut portugez, transmeton Scanner.
Benfica për yllin e tyre kërkon hiq më pak së 35 milionë euro, çmim të cilin Tottenham është i gatshëm të paguajë.
Ndryshe, edhe skuadra italiane, Napoli është duke e monitoruar 24-vjeçarin.
Grimaldo ka bërë 39 paraqitje në të gjitha garat me Benfica këtë sezon.























