10:40 / 12.04.2020
Milani, gati kontratën e re për kapitenin e tyre
Ndonëse kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe Barcelonën, megjithatë, AC Milan nuk do të heq dorë nga Alessio Romagnoli.
Sipas mediave italiane, “Rossonerët” janë duke përgatitur kontratën e re për kapitenin e tyre.
Alessio Romagnoli është pjesë e rëndësishme e skuadrës s Piolit, edhe pse këtë sezon të garave, milanistët janë larg formës dhe rezultateve pozitive.
Siç raportohet, Milani në kontratën e re do t’ia ofrojë mbrojtësit të tyre 5 milionë euro në vit.























