16:55 / 12.04.2020
Zidane e do Upamecano-n
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dëshiron që të transferojë yllin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Sipas mediave spanjolle, tekniku francez ka kërkuar nga kerët e klubit të tij që t’i bashkohen garës për Upamecano.
Upamecano prej kohësh ka qenë cak i klubit anglez, Arsenal, por tani në garë për lojtarin ka hyrë edhe skuadra “merenguese”.
Mësohet se madrilenët shumë shpejtë do të nisi negociatat me agjentin e Upamecano për transferimin e tij në “Bernabeu”.























