Izolimi në shtëpi gjatë pandemisë mund të rrisë dhunën në familje
BKT
Lajme

Izolimi në shtëpi gjatë pandemisë mund të rrisë dhunën në familje

Po behët një muaj që familjet në Kosovë po qëndrojnë të izoluara për shkak të virusit.

E ky izolim sipas sociologëve, ka rritur rrezikun e dhunës në familje.

Sociologu Ferdi Kamberi thotë se për shumë gra e fëmijë, shtëpia mund të jetë vend i frikës dhe abuzimit.

Sipas Kamberit, gjithë ata persona që në këtë kohë përballen me probleme të tilla, duhet të gjejnë guximin e ti raportojnë ato tek organet përgjegjëse.

Një numër i madh i rasteve të dhunës në familje, u pa edhe në Statistika nga Policia e Kosovës.

Policia ka bërë me dije se në dy muajt e parë të vitit ka pasur 309 raste të dhunës.

Ndërkaq, të njëjtit nuk kanë dhënë detaje për sa i përket dhunës gjatë kohës së izolimit, transmeton gazeta express.

Sipas statistikave të Policisë gjatë vitit 2019 janë paraqitur 1 mijë e 915 raste të dhunës në familje.


MË SHUME NGA Lajme