Aliu: Na lejoni ta bëjmë punën tonë e situatën ta kemi nën kontroll
BKT
Lajme

Aliu: Na lejoni ta bëjmë punën tonë e situatën ta kemi nën kontroll

RTKlive

Ferizaji është bërë qendra e dytë në Kosovë me me më shumë të infektuar me Covid19, me 55 të infektuar.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka ftuar qytetarët e kësaj komune të qëndrojnë në shtëpi dhe të mës dalin ma arsye jasht jashtë shtëpie.
 
"35 raste të reja të konfirmuara me virusin COVID-19 në Ferizaj, që çon në 55 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Ferizaj. Të gjitha rastet janë nga kontaktet ng një rast. Ne ende nuk kemi informatë ss nga është burimi i infektimit", tha ai sot në emisionin e mëngjesit `​Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
 
Ai ka ftuar edhe njëherë të reduktohen daljet. "Bashkëqytetarë, ju lutem, qëndroni në shtëpi, mos të lozim me fatin e mijëra bashkëqytetarëve, mos ta lejojmë Ferizajn të rrëshqasë në valën e frikshme të përhapjes së virusit. Qëndroni në shtëpi, bëni kujdesin maksimal për shëndetin, na lejoni ta bëjmë punën tonë e situatën ta kemi nën kontroll", tha ai.
 
Aliu është shprehur optimist se do të ia dalin në luftën ndaj këtij virusi.


MË SHUME NGA Lajme