Jeni gati për një duet mes Demi Lovato dhe Sam Smith?
BKT
Magazina

Jeni gati për një duet mes Demi Lovato dhe Sam Smith?

Fansat në ‘trans’ pas këtij lajmi.

Demi Lovato dhe Sam Smith pritet që së shpejti ta publikojnë bashkëpunimin e tyre të shumëpritur.

Gjatë ditës së sotme këngëtari britanik kishte publikuar një ‘Gif’ në rrjetin social Twitter dhe kishte etiketuar këngëtaren të cilën e pyeti “Jeni gati”, “Jam gati” shkroi Lovato.

Superstari nuk kishte dhënë një datë specifike për duetin, por menaxheri i këngëtares në një replikë kishte shkruar ‘Këtë javë, Sam dhe Demi”.

Ky lajm bëri bujë në rrjetet sociale, dhe fansat e të dy palëve janë nën ethet e pritjes.


MË SHUME NGA Magazina