Hebrenjtë e Kosovës së shpejti do të bëhen me Sinagogë
RTKlive
Edicioni emisionit AKTUAL i RTK-së sot është zhvilluar në lagjjen e Marashit në Prizren, në dhomën hebreje të shtëpisë së kryetarit të Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri.
Demiri tha se në Kosovë do të ndërtohet Sinagoga e cila do të përmbush nevojat e këtij komuniteti.
Ai ka foli edhe për numrin e banorëve të komunitetit hebre. "Sot në Prizren janë 56 hebrenjë që jetojnë këtu dhe që janë pranuar sipas ligjeve të shtetit të Izraelit", tha ai.
Sinagoga e cila do të hapet së shpejti, do të hedh dritë edhe mbi historinë hebrenje të rajonit me Muzeun Historik Hebre.
"Dua të kem një ndërtesë fetare që është e hapur për të gjithë, pa marrë parasysh besimin. Unë pres që edhe nxënësit të vijnë dhe t’a vizitojnë atë. Nëpërmjet objekteve dhe fotografive, ne do të shpjegojmë historinë e bashkësisë dhe kulturës hebraike. Sot, ne jemi të zënë me mbledhjen e objekteve historike që do t’i fusim në muze. Kjo ndërtesë e braktisur në Prizren do të restaurohet dhe së shpejti do të jetë sinagoga e parë dhe e vetme e Kosovës si dhe Muzeu Hebre", theksoi ai.
Demiri bëri me dije se Kosova ka pasur Sinagoga, por janë rrëzuar nga pushteti Ish-Jugosllav.
Ai ka folur edhe për oborrin e Kuvendit të Kosovës dhe pllakën që është e vendosur aty, për të cilëb tha se është vendosur në vendin mu ka qenë Sinagoga.
Demiri foli edhe për ardhjdn e hebrenjve në Kosovë. "Komuniteti Hebre i Kosovës daton nga inkuizicioni spanjoll", theksoi ai.























