Rakitic: E ardhmja në Itali? Nuk jam një thes me patate, vendos unë!
BKT
Sport

Rakitic: E ardhmja në Itali? Nuk jam një thes me patate, vendos unë!

Ivan Rakitic prej disa muajsh është në radarët e skuadrave italiane.

 Fillimisht Interi, më pas Juventusi dhe sëfundmi Milani janë interesuar për shërbimet e mesfushorit kroat i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga Barcelona por rikthimi i tij Sevilla nuk është aq i sigurtë sa e bëjnë mediat të paktën duke iu referuar fjalëve të mesfushorit kroat në një intervistë. “E ardhmja ime? Do të jem unë ai që do të vendos, nuk jam një thes me patate. Kontrata në skadencë në vitin 2021? Dua të luaj në një klub ku më duan dhe me vlerësojnë dhe dua të jetoj në një qytet ku familja ime të ndihet mirë. Siç e kam thënë shpesh të luash me Barçën për mua është vendi perfekt. Ajo që dua është të defrehem dhe të ndihmoj skuadrën”, nënvizoi Rakitic.