12:11 / 13.04.2020
Roma kërkon mbrojtës, monitoron Jan Verthongen!
Roma vazhdon të punojë për të siguruar një mbrojtës për sezonin e ardhshëm.
Duke parë vështirësitë për të qetur marrëveshjen me Manchester United, për blerjen përfundimtare të Smalling, të cilin aktualisht e kanë në formë huazimi, drejtuesit e verdhekuqëve hedhin sytë nga Jan Vertonghen i Tottenhamit. 32-vjeçari mund të largohet nga Spursat gjatë merkatos së verës, pasi kontrata e tij është shumë pranë skadencës me ekipin e drejtuar nga Mourinho. Në rast se belgu nuk do të rinovjë kontratën me klubin anglez, atëherë Roma do të bëjë maksimumin për të siguruar kartonin e tij.























