Covid-19, Kadaj-Bujupi: Ju lus ta shtoni kujdesin dhe respektoni urdhrat
Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar pas lajmit për vdekjen e 39 vjeçares nga Istogu e cila ishte e prekur me koronavirus.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të shtohet kujdesi dhe të respektohen urdhrat e institucioneve.
“Sot, në Komunën tonë, Covid-19 mori jetën e një gruaje të re, një nëne vetëushqyese e cila rriste dy fëmijët e saj. Kjo tregon që ky armik i padukshëm merr jetë njerëzish pa dallim, të rinj e të vjetër, të pasur e të varfër, burra dhe gra”.
“Andaj, duke shprehur ngushëlimet më të sinqerta familjes, ju thërras të gjithëve që të shtojmë kujdesin dhe të respektojmë urdhërat pavarësisht se sa vështirë mund të na duken sot. Kujdesi për veten është kujdes për njëri-tjetrin. Për më të dashurit tanë!”.
Kadaj-Bujupi më herët ka kërkuar që nënat vetushqyese dhe punëtorët pa kontrata të futen në Pakon Fiskale të Qeverisë së Kosovës që është destinuar për periudhën pandemike.























