Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit
BKT
Lajme

Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Me kërkesë e Grupit Parlamentar të PDK-së dhe të përkrahur nga deputetët tjerë të opozitës, nesër (e marte) do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në lidhje me miratimin e pakos emergjente prej 320 milionë euro të propozuar nga PDK-ja.

Kjo seancë do ta ketë vetëm një rend dite dhe do të fillojë në ora 11:00.

"Rendi i ditës

1. Propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë.

Për vëmendje:

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në seancë

Për shkak që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë ballkonin, vazhdon të mbetet në dispozicion të deputetëve, ju njoftojmë se prezenca mediave në seancën e nesërme do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

·      Ueb faqes së Kuvendit,

·      Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

·      RTK-së, si medium publik. ​" thuhet ne njoftim


MË SHUME NGA Lajme