09:05 / 14.04.2020
Drake shkruan historinë sërish
Reperi kanadez po thyen rekordet e ikonave të muzikës.
Billboard njoftoi të hënën se reperi u bë artisti i parë mashkull që ka debutuar tre këngë në vendin e parë në top listat e ‘Billboard Hot 100’.
Publikimi i këngës së tij të fundit ‘Toosie Slide’ ndihmoi reperin të arrij rekordin e Mariah Carey, këngëtarja e cila po ashtu renditej e para me tre këngë në ‘Billboard 100’ gjatë viteve 1995-97.
Projekti i ri i kanadezit e rrëzoi nga froni këngën ‘Blinding Lights’ të The Weeknd, i cili mbajti atë pozitë për tre javë resht.























