Rita Ora mbledhë fondi për të ndihmuar Kosovën
Këngëtarja Rita Ora përmes nismës ‘Një kafe si flutur’ ka nisur me grumbullimin e parave me qëllim të ndihmës për qytetarët e Kosovës në kohën kur vendi ynë po përballet me pandeminë COVID-19.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur ka thënë se fondet do të ndihmojnë sistemin shëndetësor në përballimin e Situatës me coronavirus në Kosovë. “Mos dil për një kafe dhe rri në shtëpi për të ndihmuar sistemin shëndetësor”, shprehet Ora e cila flet edhe ne gjuhen shqipe.
Shteti i Kosovës si shumë shtetet të tjera të botës vijon të përballet me pasojat e pandemisë globale të COVID-19, ku deri tani kanë humbur jetën 8 qytetarë dhe 337 të tjerë janë infektuar.
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë bëri me dije se nga 154 mostra të testuara gjatë ditës së hënë, janë diagnostikuar pozitivë gjithsej pesëmbëdhjetë raste, të gjitha raste kontakti.























