Tahiri: Sveçla përmbysi hierarkinë e çdo gjëje që funksionin sipas ligjit
BKT
Lajme

Tahiri: Sveçla përmbysi hierarkinë e çdo gjëje që funksionin sipas ligjit

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, për protagnizëm ka guxuar të marrë të drejtën për të menaxhuar lirinë e deputetëve.

“Xhelal Sfeçla me këtë protagonizëm prej një degjeneruesi institucional, pa asnjë të drejtë ligjore dhe pa përfillur mënyrën e funksionimit të rendit tonë shtetëror, paska përmbysur hierarkinë e çdo gjëje që funksion sipas rendit e ligjit në Republikën e Kosovës”.

“Një frikacak e i papërgjegjshëm si Xhelal Sfeçla në postin e zëvendësministrit, që s’guxoi të pengojë ndërhyrjen e Serbisë në pjesën veriore të vendit, paska guxuar të marrë të drejtën për të menaxhuar me lirinë e deputetëve”, ka thënë Tahiri përmes Facebook.

 

 


MË SHUME NGA Lajme