Hoxhaj: Pakoja jonë e duhura për qytetarët, e qeverisë është gjysmake
BKT
Lajme

Hoxhaj: Pakoja jonë e duhura për qytetarët, e qeverisë është gjysmake

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj para fillimit të seancës së jashtëzakonshme ka deklaruar se pako emergjente e propozuar nga partia e tij është ajo që i nevojitet qytetarëve.

Për këtë ka bërë thirrje deputetëve të votojnë atë.

Derisa e ka cilësuar si gjysmake pakon emergjente të propozuar nga qeveria në detyrë. 

“Pandemia është temë më serioze se sa debati që e kemi se kush çka propozon. Pako jonë nuk ka të bëj me një politikë partiake ditore. Nuk ka të bëj me faktin që PDK-ja është në opozitë, apo dikush tjetër në pushtet. Por me kërkesat të cilat i ka qytetari i Kosovës. Për më shumë ne kemi qenë të parët të cilët e kanë dhënë idenë e një pako të tillë. Para se qeveria të del me një pako. Pako e qeverisë është pot huajse gjysmake. Po kjo pothuajse është një masë e parë paraprake. Ne mendojmë që në të ardhmen duhet të ketë vendime tjera në mbështetje të ekonomisë Kosovare”, tha ai 

Hoxhaj po e konsideron si të ri në postin e ministrit të Financave, Besnik Bislimi. Sipas tij PDK ka dije të mirëfilltë për makro-financat e shtetit. 

“Ministri i Financave është goxha i ri në këtë post. Ne kemi dije të mirëfilltë sa i takon financave dhe zhvillimi ekonomik. E dina çka i bie stabiliteti marko-fiskal. Kështu që propozimet tona janë të kalkuluar mirë”, tha ai.

Deputeti opozitar duke komentuar masat e reja për kufizimin e lëvizjes të propozuara nga qeveria, tha se kjo e fundit dy herë brenda muajit po e shkel kushtetutën. 

“Ajo se çka ka bërë qeveria e Kosovës dje dhe këtë muaj është se e ka shkel dy herë Kushtetutën e Kosovës. Edhe në kohë të pandemisë ne duhet të ruajmë sistemin tonë kushtetues”, tha ai. 

I pyetur se a pritet të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim, tha se do të flasin edhe me partitë tjera politike. 

“Ne do të flasim edhe me parti tjera politike, mendoj se kjo temë nuk është vetëm e një subjekti politik”, tha ai./E.Zeqiri


MË SHUME NGA Lajme