Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Wolfenbuttel –Hannover do të jetë Aurora Meta Dollenberg, mjeke e  urgjencës dhe specialiste e mjekësisë së Familjes dhe psikoterapisë, e cila do të flasë për pandeminë COVID-19.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Besim Ilazi, kryetar i komunës së Kaçanikut, i cili do të flasë për mobilizimin e komunës për menaxhimin e pandemisë.

Ndërsa Merkur Beqiri, ekspert i OBSh-së, do të flasë për pandeminë COVID-19

Kurse mysafire do të jenë Albulena Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe Vlora Nushi, drejtoreshë e UN Women, të cilat do të flasin për dhunën në familje që gjatë izolimit u rrit për 30% dhe nëse je viktimë e dhunës në familje, mos hesht, raportoje atë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Doha, do të jetëHusein Reka, ekspert i menaxhimit shëndetësor për Lindje të Mesme të Largët, do të flasë se si veproj Kina për ta mbyll ciklin e COVID-19 dhe sa mësuan vendet tjera.

Afërdita Uka, zëdhënëse e Termokosit, do të na njoftojë se a do të vazhdojë ngrohja në ditët në vijim.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme