09:05 / 15.04.2020
Dafina sjell në versionin remix këngën ‘Lule lule’
Sot në ditëlindjen e saj, Dafina u ka bërë fansave këtë dhuratë.
Këngëtarja Dafina Zeqiri sot e ka festuar ditëlindjen e saj të 31-të, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast ka pranuar urime të shumta, dhuratat nuk kanë munguar por as befasitë.
Mirëpo pavarësisht se është ditëlindja e saj kjo për Dafinën nuk do të thotë se nuk bën që tu bëhet dhuratë edhe fansave.
Ajo e ka publikuar këngën ‘Lule lule’ në versionin remix (audio) dhe tani mund ta gjeni në kanalin zyrtar në Youtube.























