Miriam Cani publikon foton e 13 viteve më parë
BKT
Magazina

Miriam Cani publikon foton e 13 viteve më parë

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një ndër çiftet më të dashura të showbizit.

Kjo periudhë izolimi e ka bashkuar edhe më shumë familjen e tyre sepse ata janë duke kaluar më shumë kohën me vajzën Ameli dhe vogëlushin e tyre Duam.

Por Miriam duket se është ndjerë nostalgjike për kohët e shkuara, pasi në rrjetin e saj social Instagram publikoi një foto me Albanin.

Fotoja ishte realizuar 13 vite më parë dhe shihet mjaft qartë lumturia dhe buzëqeshja në fytyrat e tyre.

“13 vite më parë. Të dua”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur fotos së postuar.


MË SHUME NGA Magazina