11:10 / 15.04.2020
Shkon në 25 numri i viktimave nga COVID-19, në total 494 të infektuar
Një 90-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e koronavirusit, por që vuante edhe nga sëmundje të tjera, duke e cuar në 25 numrin e viktimave.
Në një dalje për mediat, task forca e ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 252 persona, nga të cilët 19 kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa në total numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 494.























