Rihapet pista Giroud për Interin, vjen me parametër zero!
BKT
Sport

Rihapet pista Giroud për Interin, vjen me parametër zero!

Interi i kthehet pistës Olivier Giroud. Francezi kampion bote ishte shumë pranë transferimit te skuadra zikaltër në merkaton e janarit por kalimi i tij në Milano nuk u bë i mundur për shkak të kërkesave të larta ekonomike të Chelseat.

Por Sipas Gazzetta Dello Sport, Interi do të tentojë ta afrojë sërish në verë sulmuesin francez i cili këtë herë mund të lirohet me parametër zero pasi i përfundon kontrata me Blutë e Londrës. Giroud nuk ka rinovuar me Chelsea-n dhe në verë ai mund të largohet me parametër zero.