14:42 / 15.04.2020
Rinovimi me Napolin mbetet çështje për t`u zgjidhur për Mertens
Është kthyer në një telenovelë të stërzgjatur dhe që nuk ka fund, çështja e rinovimit të kontratës së Dries Mertens me Napolin.
Kontrata aktuale e belgut me të kaltërit skadon në verë por për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit që nga fillimi i marsit, klubi dhe futbollisti nuk kanë biseduar më rreth kësaj çëshjeje. Inter dhe Monaco janë dy klubet më të interesuara për shërbimet e Mertens, por nuk duhet harruar fakti që ai është shumë i lidhur me Napolin dhe gjasat janë që ta vazhdojë karrierën në San Paolo























