Tom Hardy do të lexojë përralla për më të vegjlit në një TV
BKT
Magazina

Tom Hardy do të lexojë përralla për më të vegjlit në një TV

Në një veprim që do të vijë si lehtësim i ëmbël për prindërit britanikë, aktori Tom Hardy do të marrë përsipër detyrën rrëfimit të përrallave për një javë.

Hardy u shfaq në kanalin televiziv të fëmijëve CBeebies në BBC në emosionin “Historitë e gjumit” në vitin 2016 dhe do t’i rikthehet këtij roli nga 27 prilli, tha transmetuesi në një deklaratë për media të mërkurën.

ktori i njohur më së shumti për rolet e tij në “Inception”, “Peaky Blinders” dhe “The Revenant”, u dëshmua si një lexues shumë i popullarizuar i përrallave, me leximet e tij në vitin 2016 duke arritur një milion shikime në shërbimin streaming iPlayer të BBC-së.

Lajmi për kthimin e Hardy-t u prit shumë mirë edhe nëpër mediat sociale.

Gjatë “javës së Tomit”, Hardy do të lexojë “Hug Me” nga Simone Ciraolo; “Under the Same Sky” nga Robert Vescio dhe Nicky Johnston; “There’s A Tiger In The Garden” nga Lizzy Stewart; “Don’t Worry, Little Crab” nga Chris Haughton; “The Problem With Problems” nga Rachel Rooney dhe Zehra Hicks, dhe një përrallë më shumë që mbetet për t’u konfirmuar.


MË SHUME NGA Magazina