09:05 / 16.04.2020
Tri raste të reja me COVID-19 nga personeli shëndetësor në Shqipëri
Shqipëria ka shënuar tri raste të reja me koronavirus nga personeli shëndetësor.
Shtohen edhe 3 raste të reja nga personeli shëndetësor, me COVID 19 në Kukës.
Mësohet se kanë dalë pozitiv ndaj viruesit edhe 3 infermierë, duke e cuar kështu në 9 numrin e të infektuarve në personel.
Përgjigjet e analizave dolen mbrëmë në darkë, ndërsa 30 të tjerë rezultuan negativë, raportojnë mediat shqiptare.
Autoritetet në Kukës deklaruan se testet do vazhdojnë, ndërsa të gjithë duhet të qëndrojnë në karantinë.
Në urgjencën e spitalit rajonal po shërbejnë infermierët e pavioneve pasi të gjithë ata që shërbenin janë karantinuar.























