09:28 / 16.04.2020
Moti sot në Shqipëri – i kthjellët
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot në Shqipëri parashikohet i kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare hera herës mesatare, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 deri 4 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 0 deri 22 gradë.























