Ruçi: Jemi në kushte lufte. Prioritet shëndetësia
BKT
Shqipëri

Ruçi: Jemi në kushte lufte. Prioritet shëndetësia

Ka nisur senaca parlamentare gati një muaj pas shpërthimit të pandemisë së covid-19 në vend. Ashtu siç ishte paralajmëruar deputetët kanë hyrë me maska dhe nën masa të rrepta sigurie.

Kreu i kuvendit Gramoz Ruçi në fjalën hyrëse tha se: Pa u mbyllur gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit, hymë në një tjetër. Jemi duke i fituar të dyja këto beteja. Një falenderim i veçantë për mjekët që janë në krye të kësaj beteje. 8 institucionet që nuk iu përgjigjën thirrjes për të ulur rrogat të reagojnë. Kjo pandemi po tregon se njerëzimi ka nënvlerësuar rreziqet e globalizimit. Koronavirusi i dha botës një mësim. Mirënjohje edhe për të gjithë gazetarët dhe Forcat e Armatosura.

Ruçi tha më tej se: Shëndetësia duhet të jetë një nga prioritetet kryesore. Shëndeti Publik dhe mbrojtja nga pandemitë duhet të kenë më shumë fonde. /TCh


MË SHUME NGA Shqipëri