Meta i dorëzon kuvendit draftin e përmirësuar, ulen masat e denimit
Presidenti Ilir Meta i i dërgon një shkresë kuvendit ku vlerëson të domosdoshme që përpara se Kuvendi të votojë sot në seancë plenare këtë projektligj, duhet patjetër të mbajë në konsideratëse ndërhyrja në Kodin Penal: duhet të respektojë detyrimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Sikurse dhe dispozitat kushtetuese që lidhen me procedurën e miratimit dhe parimet e të drejtat themelore të njeriut; duhet të rivlerësohen marzhet e sanksioneve penale, për ta sjellë normën e re në kushte proporcionale me gjendjen aktuale dhe vlerësimin e qeverisë për situatën e pritshme që mund të kalojë vendi, transmeton oranews.
Gjithashtu i përcjell bashkëlidhur një draft të përmirësuar të projektligjit të miratuar nga Komisioni përgjegjës për çështjet ligjore. Ne kete draft ulen masat e denimit dhe dënimi maksimal eshte 10 vjet.























