09:00 / 17.04.2020
Për herë të parë Korça feston Pashkët Ortodokse pa turistë
Besimtarët ortodoksë festojnë këtë jave Pashkët.
Sot është e premtja e zezë dhe në Korçë qytetarët ndezin qirinj për shpirtrat e vdekur në katedralen ringjallja e Krishtit. Ajo do jetë e mbyllur si asnjëherë më parë. Ndërsa Epitafi i Krishtit nuk do të mbahet sot.
Ndërsa edhe nesër mesha e ringjalljes së Krishtit do bëhet pa njerëz.
Për herë të parë të gjithë do të festojnë në shtëpi. Ndërsa Korça për herë të parë feston pashkën pa vizitorë dhe turistë.























