Në Infektivë po trajtohen 52 pacientë me Covid-19, dy në gjendje kritike
BKT
Lajme

Në Infektivë po trajtohen 52 pacientë me Covid-19, dy në gjendje kritike

Në klinikën Infektive, QKUK, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 65 pacientë, prej tyre, të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 52 raste.

Sipas një komunikate, Klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 7 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.

“Nga Klinika sot lirohen edhe 5 pacientë të shëruar nga Covid -19. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19. Nga 52 pacientët e infektuar me Covid 19, 40 raste janë në gjendje stabile, 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Lajme