Matoshi: Jetojmë të harruar dhe kur vdesim na ktheni në legjenda
Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka reaguar e revoltuar me një shkrim në rrjetin social Facebook.
Artistja me prejardhje nga Gjilani, shkroi se si artistët japin gjithçka për artin, por që njerëzit më shumë ua din vlerën kur ndahen nga jeta se sa kur janë gjallë.
Kjo nuk dihet nëse erdhi si revoltë ndaj kujtimeve dhe lartësimeve të figurave të njohura pas vdekjes së tyre, marrë shembujt ikonat që janë shuar gjatë muajve të parë të këtij viti si: Nexhmije Pagarusha, Leze Qena e së fundmi VIoleta Rexhepagiqi.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram
Ky është statusi i saj i plotë (pa ndërhyrje):
“Tan jeten ja kushtojme artit, skenes, publikut.
N’rruge duhemi me kon gjithmone tu buzqeshe me argetu secilin qytetar edhe jashte orarit t’punes. Se me bo pak me kon n’mendime ta veshin ni artikull qe ki probleme, nuk je e lumtur, shpikin naj titull. Nese jo portalet, kane me fillu me t’perqeshe ata t’cileve dje ja u ke ndreq diten BASH TI.
E jetojme 1 jete t’harrum, e kur vdesim kthehemi n’legjenda t’paharrushem me mbishkrimin “do t’kujtojme cdo dite”.
Dashnine qe nuk ma falni sa jom gjalle, haram ju koft krejtve qe e rujne per diten kur kom me vdeke”.























