Nga Hermione në aktiviste për të drejtat e femrave, 30 vitet e Emma Watson
Të gjithë e kemi parë të rritet nën petkun e Hermione në sagën e ‘Harry Poter’ dhe sot, në 15 prill, Emma Watson feston 30-vjetorin. E dashur nga të rinjtë të cilët u rritën me të, në filmin e magjistarit JK Roëlingm, Watson është bërë ndër vite një artiste, e blockbuster dhe filmave, nga ‘E bukura dhe bisha’ tek ‘Femra të vogla’, por edhe një aktiviste me influencë për të drejtat e femrave.
Ishte 11 vjeç kur u zgjodh për të luajtur Hermione Granger, vajzën e vogël me flokë të gjatë, shoqen e shkollës së Harry Potter dhe Ron Weasley në shkollën e magjisë së Hogwarts, në të parin “Harry Potter dhe guri filozofues”. Fillimi i një karriere dhe popullariteti të pabesueshëm me një rol që e mbajti për 10 vjet, nga 2001 deri në 2011. Mes tre personazhevee protagonist ajo është mes atyre, që kanë qenë pak të shkëputur nga recitimi, me idenë e ngulitur për të vazhduar studimet. Kështu në 2014 ajo është diplomuar në Letërsi Angleze në Brown University.
Dhe jo vetëm, duke u rritur është bërë dëshmitare me infuencë në të drejtat e femrave. Në 2014 ajo është nominuar Goodwill Ambassador, ambasadore e UN Woman, organizata e Kombeve të Bashkuara që merret me barazinë gjinore dhe rolin e femrave në botë, një impenjim social-politik që është bërë i rëndësishëm në karrierën e artistes.























