09:55 / 17.04.2020
Nga e hëna nis testimi serologjik për stafin mjekësor të QSUT-së
Ditën e hënë në Shqipëri pritet të nisë testimi serologjik. Fillimisht këto testime do të bëhen për grupet më të riskuara ndah Covid-19, siç është stafi mjekësor në QSUT-së.
Ky lloj testimi do të tregojë nivelin e antitrupave ndaj koronavirusit në stafin mjekësor.
Gazetarja e Ora Neës, Anxhela Celibashi raporton se pas testimeve të stafit mjekësor në QSUT, ky testim do të bëhet edhe për stafin mjekësor të spitalit "Shefqet Ndroqi".
Nuk dihet nëse ky testim do të bëhet për popullatën.























