Bashkia Krujë mbyll tregun, në Durrës e Vlorë tregtarët në protestë
BKT
Shqipëri

Bashkia Krujë mbyll tregun, në Durrës e Vlorë tregtarët në protestë

Bashkia e Krujës ka mbyllur tregun për shkak të grumbullimit masiv  të njerëzve në treg dhe shtimit të rasteve me COVID-19

Në qytetin e Krujës numërohen 7 raste pozitive të prekura me COVID-19.

Ndërkohët tregtarët në Durrës kanë dalë sot në protestë, pasi nuk po marrin pagën e luftës, ndërkohë që tregu ku ata punojnë është mbyllur.

Një përfaqësi prej 50 vetësh kanë dalë para tregut të mbyllur dhe kërkojnë të drejtat e tyre, që iu janë premtuar.

Ata thonë se kanë paraqitur edhe kërkesë me shkrim në autoritetet përkatëse, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

Edhe tregtarët e Tregut të Orizit në Vlorë për të tretën ditë radhazi kanë dalë në protestë për shkak të mbylljes.


MË SHUME NGA Shqipëri