Rregullat super strikte të Kate Middleton për fëmijët
BKT
Magazina

Rregullat super strikte të Kate Middleton për fëmijët

Nëse deri tani keni menduar se mbretërorët mund të kenë gjithçka që kërkojnë, e keni gabim!

Në familjen e Kate Middleton dhe Princit William janë vendosur rregulla super strikte në mënyrë që fëmijët të edukohen si duhet.

Megjithëse po qëndrojnë në izolim, Kate nuk i toleron aspak fëmijët me internetin apo të qëndruarit për një kohë të gjatë në ekran.

Ajo është tepër strikte me Princin George, Princin Louis dhe Princeshën Charlotte dhe nuk i lejon të kenë pajisjet e tyre elektronike.

Kate sigurohet që të vegjëlit e saj të merren me aktivitete të ndryshme sa më larg ekranit dhe të qëndrojnë sa më shumë në natyrë.

Ajo përpiqet të inkurajojë krijimtarinë tek fëmijët dhe po i shtyn të merren me art, pikturë apo aktivitete të tjera që nxisin zhvillimin e tyre.

Gjithashtu Princi Louis po ndjek shembullin e vëllait dhe motrës së madhe dhe po ndjek mënyrën e tyre të edukimit.


MË SHUME NGA Magazina