17:32 / 17.04.2020
Eder Militao e mendon largimin nga “Bernabeu”
Mbrojtësi i Real Madrid, Eder Militao është duke menduar nëse do të largohet në fund të sezonit.
Militao ka bërë vetëm nëntë paraqitje në La Liga që prej transferimit nga Porto për 50 milionë euro verën e kaluar.
Mirëpo, përformancat e 22-vjeçarit nuk kanë qenë në nivel të lartë sidomos humbja ndaj Real Betis, ndeshje në të cilën u kritikua shumë.
Ka sugjerime që Tottenham e do gjatë verës, pasi Militao nuk ka arritur të zëvendësojë Sergio Ramos.
Sipas mediave spanjoll, Militao është duke e konsideruar këtë mundësi dhe se shpejti do vendos.























