“Kane tashmë është dashur të jetë lojtar i Realit”
BKT
Sport

“Kane tashmë është dashur të jetë lojtar i Realit”

Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez mendon se ylli i Tottenhamit, Harry Kane tashmë është dashur të jetë lojtar i madrilenëve.

Sipas Sanchez, skuadra “merenguese” është dashur ta blejnë sulmuesin anglez në kohën kur ishte larguar Cristiano Ronaldo.

Sanchez është një admirues i madh i kapitenit të Anglisë dhe i kërkon presidentit të Realit, Florentino Perez ta transferoj Kane-n.

“Pas largimit të Cristianos, Real Madridi është dashur të nënshkruajë më të”, tha meksikani, transmeton Scanner.

“Tani ai është i lënduar dhe duhet të shohim se si do të kthehet, por unë mendoj se ai duhet të jetë një lojtar i Real Madridit”, theksoi Sanchez.