08:42 / 19.04.2020
Shërohen nga koronavirusi 302 persona në Shqipëri
Orët e fundit një mjek dhe dy infermierë i janë shtuar listët së personave të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri.
|
Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, i cili thotë se në 24 orët e fundit janë shëruar 19 persona. Ndërkohë numri në total i personave të shëruar ka shkuar në 302, prej të cilëve 39 janë personel mjekësor. "Për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë", shkruan kryeministri Edi Rama. |























