12:38 / 19.04.2020
Ajax i gatshëm ta shesë Onanan, ky është çmimi i tij
Ajax është i gatshëm që në verë ta shesë portierin, Andre Onana.
Ka raportime që Onana do rikthehet te Barcelona, duke parë që e ardhmja e portierit, Marc Andrea Ter Stegen nuk është e sigurt.
Thuhet se Ter Stegen do transferohet te Bayern Munich, kurse pozitën në pozitën e tij do jetë Onana, i cili më herët ishte në akademinë e Barcelonës.
Ajax ka bërë hapin e madh duke e nxjerrë në shitje kamerunasin, ndërsa kartoni i tij është 40 milionë euro.
Por, për të fituar shërbimet e tij Barcelona duhet të mposhtë Chelsea dhe Tottenham.























