08:30 / 20.04.2020
Taylor Swift anulon të gjitha koncertet për këtë vit
Taylor Swift ka përfunduar punë për këtë vit, falë koronavirusit.
Swift anuloi të gjitha paraqitjet live dhe shfaqjet për pjesën tjetër të vitit 2020, në një veprim që u tha se ishte një përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
“Jam shumë e trishtuar që nuk do të jem në gjendje t’ju shoh në koncert këtë vit, por e di se ky është vendimi i duhur. Ju lutem, ju lutem qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt. Do t’ju shoh në skenë sa më shpejt që të mundem, por tani ajo që është e rëndësishme është përfundimi i kësaj karantine, për hir të të gjithëve”.























