08:39 / 20.04.2020
Klipi i ri më 20 prill, Ledri ndan disa skena nga dueti me Vig Poppan
Ledri Vula dhe Vig Poppa brenda disa dite sjellin me klip këngën e re.
Ledri Vula para disa javëve kishte publikuar albumin e tij ‘10/10’ dhe tani është duke punuar klipet për ato këngën.
Ai pak minuta më parë ndau disa skena nga kënga ‘Ha Ha Ha’ një bashkëpunim me Vig Poppan, dhe bëri me dije edhe njëherë se klipi do të publikohet më 20 prill.
Deri më tani ai ka realizuar klipet e katër këngëve të albumit dhe të gjitha janë pëlqyer tej mase nga publiku.























