08:47 / 20.04.2020
Dhurata Dora falënderon fansat që ia bënë një vit të paharrueshëm
Bashkëpunimi mes Dhurata Dorës dhe Soolking është një nga këngët më të klikuara shqiptare.
Dhurata Dora dhe Soolking me bashkëpunimin e tyre ‘Zemër’ të cilën e kishin lansuar sot një vit, kanë thyer gjitha rekordet për vitin që lam pas.
Në përvjetorin e lansimit të këngës, Dhurata publikoi një postim në Instagram me të cilën falënderon fansat që ia mundësuan të përjetoj këtë sukses.
“Shumë urime për përvjetorin e ‘Zemër’. Faleminderit që më keni bërë një vit të paharruar”, ka shkruar Dhurata në përshkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se kënga tani numëron mbi 400 milionë klikime në Youtube.























