Shqipëria ligj për kushtet e emetimit dhe infrastrukturën inovative
BKT
Shqipëri

Shqipëria ligj për kushtet e emetimit dhe infrastrukturën inovative

Shqipëria plotëson kornizën ligjore lidhur me aktivet virtuale dhe shërbimet e lidhura me to.

Në Kuvend ka mbërritur për diskutim projektligji “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, që synon të bëjë rregullimin me ligj, ndalimi në rast abuzimi dhe marrja e penaliteteve në lidhje me aktivitetet virtuale dhe shërbimet e lidhura me to, duke nënvizuar se rregullimi është variant që po përqafohet në shumë vende si alternativë për kontrollin dhe mbarëvajtjen.

Tokenët dixhitalë dhe monedhat virtuale janë një lloj aktivi virtual, thelbësisht të varur nga teknologjia e regjistrave të shpërndarë (“Distributed Ledger Technology” – DLT), të cilët i japin përdoruesit të drejta përfitimi, pronësie ose mund të përdoren si instrument pagese apo mjet utilitar, në procesin e blerjes së produkteve apo të shërbimeve,

“Për të shfrytëzuar sa më mirë përfitimet që ofron kjo teknologji, por edhe për të adresuar një sërë rreziqesh të mundshme siç janë, krijimi i skemave mashtruese apo skemave të pa autorizuara për të ofruar aktive virtuale, rreziku i përdorimit të aktiveve virtuale për të pastruar para, si dhe manipulimi i tregut, nevojitet një kornizë ligjore e plotë në mënyrë që ky aktivitet të rregullohet” citon projektligji.

Projektligji synon të rregullojë gjithë infrastrukturën mbi bazën e së cilës funksionon teknologjia “Distributed Ledger” (DLT), kushtet për licencimin, ushtrimin e aktivitetit të operatoreve dhe bursave dhe mbikëqyrjen e tyre, kushtet për emetimin e tokenve digjitale dhe monedhave virtuale dhe autorizimin nga Autoritetet kompetente, kushtet dhe rregullat për tregtimin e tokenve digjitale dhe monedhave virtuale, ofruesit e shërbimeve të kujdestarisë për palët e treta, si dhe parandalimin  e praktikave abuzive në treg, ku parashikohen gjoba të rënda për cilindo, i cili shkel dispozitat e ligjit.

Token-ët Digjital dhe Monedhat Virtuale janë një lloj aktivi virtual,  thelbësisht të varura nga teknologjia e regjistrave të shpërndarë (“Distributed Ledger Technology” – DLT), të cilat i japin përdoruesit të drejta përfitimi, pronësie ose mund të përdoren si instrument pagese, apo mjet utilitar në procesin e blerjes së produkteve apo shërbimeve. 


MË SHUME NGA Shqipëri