Bebe Rexha preferon recetat shqiptare, ja çfarë gatuan gjatë këtyre ditëve
BKT
Magazina

Bebe Rexha preferon recetat shqiptare, ja çfarë gatuan gjatë këtyre ditëve

Bebe Rexha po qëndron në shtëpi si shumë të tjerë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Këto ditë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare i ka shfrytëzuar për të provuar cdo lloj recete shqiptare.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram momente të gatimit të gjellës me qepë, e cila preferohet kryesisht nga veriu i Shqipërisë.

“Ushqim shqiptar, 2 orë që të zihen qepët”, ka shkruar Bebe krahas videos së përgatitjes së ushqimit.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare është me origjinë nga Dibra dhe është zhvendosur në SHBA qëkur ishte e vogël.


MË SHUME NGA Magazina