Në selinë e LDK ka ndodhur një këputje e kabllave, Abrashi: E papranueshme
BKT
Lajme

Në selinë e LDK ka ndodhur një këputje e kabllave, Abrashi: E papranueshme

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka ndodhur një këputje e kabllove të internetit dhe të kamerave.

Zyrtarët e LDK-së me të shkruar në zyrë mëngjesin e sotëm kanë vërejtur këtë vandalizëm, autorët dhe motivet e të cilit ende nuk dihen.

Anëtari i kryesisë së LDK-së Arban Abrashi, e quajti këtë akt si të papranueshëm.

“Nuk e di se kujt ka mundur t’i pengojë puna e LDK-së që të ndërmerr kësi veprime”.

Abrashi tha se kanë kontaktuar me policinë dhe se për çfarëdo informate do ta njoftojnë publikun.


MË SHUME NGA Lajme