Bislimi tregon se kush i shkoi në takim dhe çfarë diskutuan
BKT
Lajme

Bislimi tregon se kush i shkoi në takim dhe çfarë diskutuan

Ministri i financave dhe Transverve në detyre, Besnik Bislimi, ka takuar sot guvernatorit të Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin, me ç’rast kanë diksutuar për ecuritë në sistemin bankar dhe në sektorin privat të ekonomisë në tërësi në kohën e pandemisë Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi njoftoi se bashkërisht kanë analizuar mundësinë dhe afatet realiste për fillimin e relaksimit të masave kufizuese, dhe vështirësitë e sektorit privat deri në normalizimin e plotë të jetës dhe aktivitetit ekonomik.

“Si Ministria e Financave dhe Transfereve ashtu edhe Banka Qendrore është duke analizuar elementet kryesore që do të duhet të jenë pjesë përbërëse e pakos për rimëkëmbje ekonomike dhe poashtu edhe akterët të cilët do duhej të përfshihen në diskutimet intenzive”.

Ministri në këtë takim këshillues kishte ftuar të gjithë ish ministrat e deritanishëm të financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por përveç Mehmetit të tjerët nuk ishin prezent.

Sipas Bislimit ish-ministri Ahmet Shala e kishte njoftuar se është me qëndrim në SHBA, ndërsa ish-ministri Bedri Hamza e ka njoftuar se për momentin nuk e sheh të mundshme pjesëmarrjen në takim.

“Dua të përfundoj me potencim të sërishëm, se qëllimi i vetëm i ftesës për takimin e sotëm ka qenë gjetja e hapësirave për harmonizim të ideve dhe alternativave të subjekteve të ndryshme politike, në mënyrë që pas aprovimit të saj, pakoja të ketë mbështetje maksimale nga secili spektër i shoqërisë. Përkundër mos-gatishmërisë së ish kolegëve për të qenë sot në takim, dua t’u bëjë me dije që kabineti im mbetet i hapur pë rata, idetë por edhe për kritikat e tyre konstruktive”.


MË SHUME NGA Lajme