Analistët: Shumë shpejt vijat e kuqe të VV’së do të hiqen ndaj PDK-së
BKT
Lajme

Analistët: Shumë shpejt vijat e kuqe të VV’së do të hiqen ndaj PDK-së

AnalistI Imer Mushkolaj e Astrit Gashi në Debat Plus kanë komentuar deklaratën e fundit të kreut të PDK’së Veseli i cili përmendi se VV’ja ka dërguar njerëz tek PDK’ja për një koalicion të mundur, përcjell Periskopi.

Sipas analistëve, pas zgjedhjeve vijat e kuqe do të zbehen karshi PDK’së.

Sipas Mushkolajt do të jetë e mundur një koalicion i tillë e siç thotë ai PDK nuk dallon nga LDK’ja.

“Nuk është që shoh  shumë dallime ndërmjet PDK-LDK, andaj nuk është larg mëndësh një koalicion në një të ardhme PDK-VV”, tha Mushkolj.

Këtë gjë e thotë edhe Astrit Gashi , ku në debat tha se pas zgjedhjeve këto vija do të zbehen.

“Nuk e përjashtoj që pas zgjedhjeve të reja që  mund të vijë një koalicion me PDK. Dhe se ato  vija të kuqe do të fillojnë të zbehen”, tha Gashi


MË SHUME NGA Lajme