Meta: Duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë tokën
BKT
Shqipëri

Meta: Duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë tokën

Në Ditën e Tokës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar përmes një mesazhi pozitiv, po aq sa edhe sensibilizues.

Teksa shkruan se koronavirusi nuk e ndal dot pranverën, Meta thekson rëndësinë  e madhe që duhet t’i kushtojmë mbrojtjes së planetit.

“Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet e jashtëzakonshme!
Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t’ju rikthyer bukurive tona përrallore natyrore!
Gëzuar Ditën e Tokës!


MË SHUME NGA Shqipëri